Vendi drejt zgjedhjeve, Kurti në minutat e fundit: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet

Vendi drejt zgjedhjeve, Kurti në minutat e fundit: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet

23:52, 28/04/2026

Kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidenti, ka thënë se mbështetja për Vetëvendosje do të shkojë duke u rritur.

Kurti ka thënë se është vështirë të gjendet një qeveri tjetër që ka kaluar në sfida të shumëfishta, “e ka dalë fitimtare'.

Ai i cilësoi si shumë gjeneroze ofertat që ua ka bërë partive opozitare.

“Është rritur mbështetja për ne. Vështirë të gjendet një qeveri tjetër që ka kaluar në sfida të shumëfishta, e ka dalë fitimtare në të gjitha rrafshet e në fund ka marrë mbështetje edhe më të madhe popullore. Dhe cdo herë kështu do të jetë. Ne do të jemi pranë popullit duke i shërbyer.  Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet”, tha Kurti.

Sipas tij, opozita po i do zgjedhjet.

“Duan sërish zgjedhje. Nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, vecse dëshirojnë që të mos kemi as ne. Veçse për këtë vendosë populli”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco