Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit, që është edhe përpjekja e fundit para skadimit të afatit kushtetues. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
Afati përfundon në orën 24:00, që i bie se deputetët kanë më pak se një orë në dispozicion.
Deputetët e opozitës po e bojkotojnë edhe këtë seancë.

Seanca ka nisur qysh mbrëmë, ku bë edhe një votim jokushtetues, me veç 64 deputetë në sallë.
63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.
Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.
Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.
Në rast se nuk zgjedhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje.
© SYRI.net