Abdixhiku: Seanca show njëpartiak, Kurti dëshiron shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Abdixhiku: Seanca show njëpartiak, Kurti dëshiron shtyrjen e datës së zgjedhjeve

19:41, 28/04/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit.

Ai u shpreh se këtë e konsiderojnë një “show njëpartiak”, që sipas tij, nuk i shërben interesave të vendit.

“LDK-ja dhe këtu flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së e konsideron që ky show njëpartiak nuk i shërben interesave të Republikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në show të tillë. Le ta marrin si të dëshirojnë ta marrin, por kjo është e vërteta”, u shpreh ai.

Abdixhiku konsideron se Kurti dëshiron shtyrjen e datës së zgjedhjeve.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco