Ofendoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut - Opozita kërkon seancë urgjente me ministrin Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm!

Ofendoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut - Opozita kërkon seancë urgjente me ministrin Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm!

17:51, 28/04/2026

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të dhënë shpjegime për dy incidente të rënda diplomatike.

Deputetët demokratë në kërkesë evidentojnë një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ku ministri Hoxha ka udhëzuar që zonja, Donika Gervalla (Ministre e Drejtësisë dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës) t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë.

Rasti i dytë është ai i fyerjes që Ministri i Jashtëm u bëri shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco