Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se janë ndaluar dy persona për 48 orë nën dyshimin për veprën penale të posedimit dhe keqpërdorimit të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Sipas komunikatës, arrestimi është bërë pas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike që do të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Komunikata e plotë:
Komunikatë e përbashkët për media nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prishtinë, 28 prill 2026– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Matrialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’, nga neni 227/I sipas Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L- 074 Penal të Republikës së Kosovës.
Si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prishtinë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’, nga neni 277/I sipas Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova matriale në këtë procedurë penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe trajtimin e këtyre veprave penale.
© SYRI.net