“Po votojmë karate”, Bardiqi: Ishte sarkazëm mes miqsh

“Po votojmë karate”, Bardiqi: Ishte sarkazëm mes miqsh

11:24, 28/04/2026
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi,  cili dje u kap duke shkëmbyer mesazhe në WhatsApp se për votim për president “po votojmë karate” dhe që synojnë që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për të blerë kohë, tha se ishte “sarkazëm.”

Ai tha se bëhej fjalë për një komunikim me sarkazëm mes miqsh.

“Ky është një komunikim me sarkazmë, ndërmjet miqsh. Konsideroj se është cenim i privatësisë në vendin e punës për deputetin. Nuk konsideroj se këto janë për publikun. Kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë reagim apo shqetësim te qytetarët”, tha Bardiqi kur u pyet nëse “do ta zgjedhin sërish karate presidentin”.

Ai shtoi se fjala “karate” ishte përdorur në thonjëza.

Bardiqi kërkoi falje nëse e ka lënduar dikë komunikimi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco