Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, para vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se do të bëjnë përpjekje maksimale për ta zgjedhur të parin e shtetit.
Teksa po futej në Kuvend i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kurti ka theksuar se po presin nëse deputetët e opozitës do të shkojnë në seancë.
“Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, tash ta shohim a do të vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të përfaqësojnë popullin, të marrin pjesë në votim”, është shprehur shkurt Kurti.
Ai nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do ta përkrahin ish-presideneten Vjosa Osmanin për të marrë edhe një herë drejtimin e shtetit..
© SYRI.net