Kollçaku dhe Konjufca tërhiqen nga kandidaturat për Presidente

Kollçaku dhe Konjufca tërhiqen nga kandidaturat për Presidente

19:08, 27/04/2026

Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku janë tërhequr nga kandidatura për president.

“Unë tërhiqem nga kandidatura për President”, deklaroi Konjufca.

Pas tij, edhe Mullhaxha doli sërish në foltore, ku tha se edhe ajo tërhiqet nga kandidatura.

Më pas, Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, i mbylli punimet e seancës së sotme, e cila u thirr për të diskutuar për Presidentin.

Thirrja e kësaj seance erdhi një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në rast se nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco