Një emër i njohur mund të jetë kandidate për president?

Një emër i njohur mund të jetë kandidate për president?

17:32, 27/04/2026

Një emër i ri po qarkullon në diskutimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit. Bëhet fjalë për Ermina Lekaj Perlaskaj, e cila sipas burimeve jozyrtare po shihet si një figurë potenciale që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për kreun e shtetit. Këto zhvillime janë përforcuar edhe nga postim i opinionistit Sadri Ramabaja, i cili e paraqet atë si një profil me peshë në rrethanat aktuale politike.

Më poshtë, postimi i plotë i Ramabajës:

“‘Nga Zagrebi në Prishtinë: Emri surprizë që mund të tronditë garën për President – Ermina Lekaj Perlaskaj hyn në lojë si ‘kingmaker’ i ri!’

Sipas informacioneve që qarkullojnë në radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës, një emër gjithnjë e më i përmendur si figurë potenciale për pozitën e presidentit është Ermina Lekaj Perlaskaj.
Zonja Perlaska është një personalitet me përvojë të konsoliduar politike dhe institucionale në Kroaci, ku ka shërbyer dy mandate si deputete e pakicës shqiptare në Kuvendin kroat.
Gjatë angazhimit të saj parlamentar, ajo është dalluar për një qasje pragmatike dhe për një profil të pavarur politik, duke mos qenë e lidhur formalisht me asnjë parti politike – një element që në rrethana të caktuara mund të konsiderohet avantazh në ndërtimin e konsensusit të gjerë.
Aktualisht, Ermina Lekaj Perlaskaj ushtron detyrën e këshilltares së ministrit të jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman, çka dëshmon për besimin institucional dhe përfshirjen e saj në politikën e jashtme dhe proceset diplomatike.
Një aspekt interesant i karrierës së saj lidhet me rolin që ka pasur në stabilitetin politik në Kroaci.
Gjatë mandatit të saj të dytë, vota e saj ka qenë vendimtare për mbajtjen në pushtet të qeverisë së kryeministrit Andrej Plenković, duke e vendosur atë në një pozicion kyç në momentet kritike parlamentare. Në këtë kontekst, përmendja e emrit të saj në diskutimet brenda LDK-së reflekton një prirje për të konsideruar figura me përvojë ndërkombëtare, profil të moderuar dhe kapacitet për të ndërtuar ura bashkëpunimi – cilësi që konsiderohen thelbësore për funksionin e presidentit në një realitet kompleks politik si ai i Kosovës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco