Një foshnje dyshohet se ka rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, pasditen e së dielës.
Lajmin e ka konfirmuar Komandanti i zjarrfikësve të Mitrovicës, Burim Ibishi.Ai tha se foshnja është nxjerrë nga uji me shenja jete nga një qytetar.
“Njoftimin se ka rënë një foshnje në ujë e kemi marrë nga një qytetar. Kur kemi arritur ne, një qytetar thuajse e nxori. Qytetari është lënduar në dorë. Dyshohet se e ka thyer dorën. Foshnja është nxjerrë e gjallë dhe ka ardhur emergjenca e ka marrë”, tha Ibishi për KALLXO.com.
Komandanti potencon se ndërhyrja nga zjarrfikësit është bërë rreth orës 15:40.
© SYRI.net