Osmani pas vizitës te familja e Afrim Bunjakut: I vizitova me dhimbje por edhe me krenari të thellë

Osmani pas vizitës te familja e Afrim Bunjakut: I vizitova me dhimbje por edhe me krenari të thellë

19:54, 24/04/2026

Pas shpalljes së vendimit gjyqësor për tre terroristët e sulmit të Banjskës, ish-presidentja e Vjosa Osmani ka vizituar familjen e rreshterit të vrarë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Osmani theksoi se vizita u zhvillua në një ditë të rëndësishme për drejtësinë, pas vendimit që dënoi tre të akuzuar për sulmin e 24 shtatorit 2023 në veri të vendit.

“Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku,” ka deklaruar ajo.

Ajo shtoi se vizitën e ka bërë me “dhimbje, por edhe me krenari të thellë”, duke vlerësuar sakrificën e tij në mbrojtje të shtetit.

“Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë,” u shpreh Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco