Familja e policit Afrim Bunjaku: Dënimi me vetëm 30 vjet burgim për Maksimoviqin, fyerje për Kosovën

Familja e policit Afrim Bunjaku: Dënimi me vetëm 30 vjet burgim për Maksimoviqin, fyerje për Kosovën

16:37, 24/04/2026

Arton Bunjaku, familjar i policit të vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, Afrim Bunjaku, e ka quajtur fyerje dënimin prej vetëm 30 vjetësh burgim për Dushan Maksimoviqin.

Sipas tij, është dashur që të tre të dënohen me burgim të përjetshëm. Ai ka paralajmëruar ankesë për këtë dënim.

“Mund të them që ne ndihemi të fyer dhe dëshpëruar pasi që do të ishte e drejtë që të gjithë të marrin dënimin maksimal, me burgim të përjetshëm dhe jo me 30 vite. Bëj thirrje që sa më parë të përgatitet ankesa drejt panelit që e gjykuan rastin. Kërkoj nga Republika e Kosovës dhe instancat ndërkombëtare që sa më parë të sjellin edhe pjesën tjetër të grupit të paraqiten para drejtësisë, dhe jo më me 30 vite por dënim me burgim të përjetshëm. Ky dënim është fyerje për popullin e Kosovës, për familjen Bunjaku dhe të gjithë ata që janë heronjtë e gjallë që janë në mbrojtje të atdheut”, ka thënë ai për KosovaPress.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq, ndërsa Dushan Maksimoviq e ka dënuar me 30 vjet burgim.

Edhe prokurori i rastit, Naim Abazi, ka paralajmëruar ankesë në Apel për dënimin e Maksimoviqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco