Ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë: Procesi për përzgjedhjen e Bordit të Agjencisë së Akreditimit është i korruptuar

Ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë: Procesi për përzgjedhjen e Bordit të Agjencisë së Akreditimit është i korruptuar

10:29, 24/04/2026

Ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj, ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), duke thënë se ai është i korruptuar dhe synon kapjen e institucionit.

Në një deklaratë për Front Online, Salihaj tha se mënyra se si po zhvillohet ky proces tregon qartë për ndërhyrje politike.

“Procesi shihet qartë se është i korruptuar, ndërsa qëllimi është kapja e këtij institucioni”, deklaroi ai për FrontOnline.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk po funksionon si institucion i pavarur.

“Kjo dëshmon se Agjencioni i Kosovës për Akreditim nuk vepron si i pavarur, por i nënshtrohet politikave partiake të partisë në pushtet”, u shpreh Salihaj.

Ai paralajmëroi se vendime të tilla mund të kenë pasoja serioze për reputacionin ndërkombëtar të agjencisë.

“Kjo e rrezikon pakthyeshëm kredibilitetin e AKA-së”, tha ai.

Salihaj kujtoi se rikthimi i Kosovës në organizatat evropiane të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë ishte një arritje e rëndësishme, por sipas tij kjo mund të vihet sërish në rrezik.

“Ka qenë një arritje për Kosovën kthimi i AKA-së në ENQA dhe EQAR, por tani rrezikojmë seriozisht të na përsëritet shkurti i vitit 2018 kur AKA u përjashtua nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë për shkak të ndërhyrjeve politike”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco