Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar ndërkombëtarisht

Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar ndërkombëtarisht

22:47, 23/04/2026

Gjatë ditës së sotme, në Prishtinë është arrestuar një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, gjatë një aksioni të Njësitit të Trafikut të Kryeqytetit.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim.

“Gjatë kontrollit të personit të dyshuar është gjetur edhe një armë zjarri”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Tutje, policia ka theksuar se veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco