Vdekja e Rexhep Qosjes, Kurti: La pas një trashëgimi që do të jetojë përtej kohës

Vdekja e Rexhep Qosjes, Kurti: La pas një trashëgimi që do të jetojë përtej kohës

17:48, 23/04/2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen e tij si të madhe për kulturën dhe mendimin shqiptar.

Në një postim përkujtimor, Kurti theksoi se vepra e Qosjes do të jetojë gjatë dhe do të marrë një kuptim të ri pas ndarjes së tij nga jeta.

“Vepra e tij padyshim që do të jetojë shumë më gjatë se shekulli i tij. Mirëpo, fillimisht, vepra e tij nis një jetë të re sot: jetën pa autorin”, ka shkruar Kurti.

Ai vlerësoi se krijimtaria e gjerë e akademikut – nga studimet gjuhësore e kritika letrare, deri te romanet dhe ditarët historikë – do të rilexohet ndryshe nga brezat e rinj.

“Dhjetëra libra të Rexhep Qosjes tash fitojnë një tjetër lloj leximi dhe sigurisht edhe lexues të rinj”, thuhet në reagim.

Kryeministri theksoi gjithashtu rolin e jashtëzakonshëm të Qosjes në studimin dhe afirmimin e Rilindjes Kombëtare shqiptare.

“Askush nuk i ka njohur dhe ditur më thellë si dhe çmuar e afirmuar më lart rilindasit tanë sa akademik Rexhep Qosja”, u shpreh ai.

Kurti e përshkroi figurën e tij si shumëdimensionale, duke e cilësuar njëkohësisht gjuhëtar, historian, shkrimtar, mendimtar dhe dijetar.

“Populli shqiptar nuk ka një akademik tjetër bashkëkohor i cili kaq shumë kontribuoi për gjuhën dhe kombin tonë e njëkohësisht aq shumë u sulmua”, ka theksuar Kurti.

Në fund, ai e cilësoi Qosjen si një figurë të paepur, duke nënvizuar se, ndonëse u nda nga jeta, vepra e tij do të mbetet e gjallë përherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco