Ushtarë nga kontingjentet çeke, moldave dhe italiane të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të NATO-s KFOR, zhvilluan patrullime me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e bashkëpunimit.
Sipas njoftimit këto aktivitete pasqyrojnë përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e tij si institucione përgjegjëse për sigurinë”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net