Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Qosja a vdekur sot në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij.
Në njoftim bëhet e ditur se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit. Familjarët thonë se me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
Po ashtu bëhet e ditur se familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.
© SYRI.net