Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar për situatën politike në vend, duke u bërë thirrje liderëve që të arrijnë kompromis për zgjedhjen e presidentit.
Bosch ka theksuar se zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhin ngërçin aktual politik, pasi sipas tij, rezultati do të ishte i njëjtë nëse partitë nuk tregojnë gatishmëri për të lëvizur nga qëndrimet e tyre.
“Do të ishte keq që Kosova të mos mund të zgjedhë president dhe zgjedhjet e reja nuk do ta përmirësojnë situatën, pasi ajo do të jetë e ngjashme me tani nëse partitë nuk janë të gatshme të lëvizin. Për të mirën e vendit: kompromis!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se deputetët e Kuvendi i Kosovës kanë afat deri më 28 prill për ta zgjedhur presidentin e ri. Në të kundërtën, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për këtë çështje.

© SYRI.net