PDK i kundërpërgjigjet Kurtit: Proceset serioze nuk kryhen me WhatsApp, zgjedhjet janë kryekëput pasojë e papërgjegjësisë së tij

PDK i kundërpërgjigjet Kurtit: Proceset serioze nuk kryhen me WhatsApp, zgjedhjet janë kryekëput pasojë e papërgjegjësisë së tij

14:57, 22/04/2026

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se PDK-ja nuk ka refuzuar ftesë për takim me Kurtin për çështjen e presidentit, por ka thënë se nuk kanë marrë asnjëherë ftesë zyrtare.

Tahiri tha sot se për katër javë të plota pas vendimit të Kushtetueses, asnjë ftesë zyrtare nuk ka ardhur në adresë të PDK-së.

Mesazhet e Kurtit në Whatsaap, ai i ka quajtur  kërkesa për pazare dhe qesharake.

“PDK-ja s’ka refuzuar asnjë takim. PDK-së nuk i ka ardhur asnjë ftesë formale në adresë të saj. Kemi shkuar në të gjitha takimet ku jemi ftuar në raundin e parë, në secilën ditë dhe në secilin vend. Kemi pritur katër javë të plota në raundin e dytë, pas afatit 34-ditor të Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë ftesë zyrtare në adresë të PDK-së nuk ka ardhur. Mos të flasim pastaj për mesazhet e Whatsapp-it, me kërkesa për pazare, të cilët, thënë butësisht ishin edhe qesharake. PDK-ja e trajton me seriozitet shtetin, të cilin ka dhënë kontribut kyç për ta formuar dhe ndërtuar. Zgjedhjet, nëse shkojmë, janë kryekëput pasojë e papërgjegjësisë së tij, mungesës së vullnetit politik dhe dëshirës për kontroll absolut institucional prej tij”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë  sot se ka qenë shumë bujar me opozitën, teksa ka folur për ofertat që iu ka bërë për çështjen e presidentit.

Kurti tha se opozita nuk po i duken “të gatshëm dhe të interesuar” për marrëveshje.

Ai u shpreh se dy partitë më të vjetra në Kosovë duhet të reflektojnë se si përfunduan njëra në 22 deputetë, e tjetra në 15.

“Rezultatin e zgjedhjeve nuk e ndryshojmë dot, besoni po del që nuk kanë problem me mua por me popullin, ama do të duhej të reflektojnë se si u bë që dy partitë më të vjetra, njëra ra në 22 deputetë, e tjetra në 15. Në vend se ta analizojnë situatën drejt e vullnetin e popullit ta pranojnë, këta jo bën ky, kjo s’bën ai”, shtoi ai.

Kurti i ofroi LDK-së postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe tri ministri të tjera. Ai tha se edhe Partisë Demokratike ia kishte ofruar postin e kryeparlamentarit në këmbim të votave për presidentin dhe pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco