Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, mori pjesë sot në përurimin e hapësirës së re të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK. Dietz ishte i shoqëruar nga kryeministri Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas përurimit pati edhe deklarime për gazetarë, ku një pjesë e pyetjeve ishin për zhvillimet politike në vend, e në veçanti për çështjen e presidentit.
Kjo bëri që diplomati i Luksemburgut të kritikojë mënyrën se si mediat kanë parashtruar pyetje politike gjatë përurimit të punimeve të reja në Klinikën e Kardiologjisë .
“Kuptoj që kjo është puna juaj dhe politika e brendshme është shumë e rëndësishme dhe jemi në mes të diskutimeve të vështira, por sot është gjithashtu ‘koha e duhur’ për të treguar respekt për të gjithë mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që punojnë të lodhur duke ofruar kujdes shëndetësor cilësor për popullin tuaj”, u shpreh Dietz para gazetarëve.
© SYRI.net