Kurti këmbëngul për presidentin: 'Këtë mandat ma kanë dhënë qytetarët'

Kurti këmbëngul për presidentin: 'Këtë mandat ma kanë dhënë qytetarët'

13:03, 21/04/2026

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, pas qëndrimeve të PDK-së dhe LDK-së, ndaj ofertave të tij për çështjen e presidentit, është deklaruar i ‘çuditur’ për refuzimet.

Ai është sfiduar me pyetjen se pse është kaq e rëndësishme pozita e presidentit për Vetëvendosjen, ndaj të cilës nuk po lëshojnë pe, edhe pse kërkuan një marrëveshje për pozitën e kryetarit të shtetit.

 “Ama veç pak, çka të bëj me rezultatin zgjedhor, që m’i kanë dhanë 51.1%. Ata s’i kanë votat as me ia mbledhë nënshkrimet një kandidati.”  – tha Kurti.

Ndërsa kur pyetet se gara e tij më 28 dhjetor ka qenë për kryeministër e jo për president, kështu u përgjigj ai.

 “Veç një moment. Me ia dhanë atij, kur s’ia ka dhanë populli. Demokracia nënkupton vullnetin e popullit. Unë jom super gjeneroz. Duhet t’i pyesni që me këta numra bëjnë refuzime.” . 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco