Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zbuluar ofertën që i ka bërë sot Kryeminsistri Albin Kurti kësaj partie, për çështjen e Presidentit.
Hamza tha se Kurti ka bërë ofertë që deputetët e kësaj partie të qëndrojnë në sallë e të votojnë për Presidentin, dhe si rezultat i kësaj PDK’së t’i ofrohet posti i Kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.
Edhe kjo, me kushtin që pastaj pozita e nënkryetarit që e ka PDK’ja, t’i kalojë VV’së.
“Sot kam pranu një komunikim nga z.Kurti në WhatsApp, ku PDK’Së ia bën një ofertë. Oferta është që deputetët e PDK të qendrojnë në sallë, të votojnë dhe si rezultat i kësaj PDK’së t’i ofrohet posti i Kryetarit të Kuvendit me një lloj ndryshimi që VV me i kalu pozita e nënkryetarit të PDK”së”, tha Hamza.
Ai e cilësoi këtë ofertë si joserioze dhe jo kushtetuese.
“Për PDK’në, ky proces është i përmbyllur”, tha Hamza./Reporteri.net
© SYRI.net