Seancat e së enjtes dhe premtes, Kuvendi del me njoftim

Seancat e së enjtes dhe premtes, Kuvendi del me njoftim

17:18, 20/04/2026

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku është vendosur për seancat e radhës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, një seancë do të mbahet të enjten, ndërsa të premten dy të tjera, shkruan Reporteri.net.

Në seancën e së enjtes, që do të mbahet me fillim nga ora 10:00, do të trajtohen pikat e miratuara me shmangie nga afatet procedurale.

Të premten, Kuvendi do të mblidhet fillimusht në orën 10:00, për një seancë në nderim të ish-kongresistit amerikan, mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel.

Më pas, nga ora 11:00, do të mbahet seanca plenare.

“Në mbledhjen e sotme Kryesia miratoi Rregulloren për procedurat, masat teknike dhe organizative për sigurinë e të dhënave personale në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rekomandimin e Komisionit për Buxhet lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2027-2029, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco