Sveçla: Aksion i madh në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar, 150 mijë euro të sekuestruara

Sveçla: Aksion i madh në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar, 150 mijë euro të sekuestruara

10:27, 19/04/2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh në Mitrovicë dhe Vushtrri, duke synuar veprimtari të dyshimta të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjatë operacionit në dhjetëra lokacione janë arrestuar 26 persona dhe janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.

“Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis.

Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara.

Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruari ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco