Zbulohet laborator i madh i drogës në një fshat në Pejë, priten arrestime

Zbulohet laborator i madh i drogës në një fshat në Pejë, priten arrestime

11:12, 18/04/2026

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me njësitin antidrogë të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në një fshat të komunës së Pejës.

Gjatë këtij aksioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, ndërsa po ashtu është zbuluar edhe një laborator që dyshohet se përdorej për prodhimin e drogës.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast pritet të ketë edhe arrestime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, përfshirë njësitin antidrogë, si dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, të cilët po merren me hetimin e rastit


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco