Vdekja tragjike e nxënësit në Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime familjes: Fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin

Vdekja tragjike e nxënësit në Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime familjes: Fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin

20:30, 17/04/2026

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në këtë qytet ku një nxënës ka vdekur sot, pasi që i njëjti ka pësuar arrest kardiak.

Aliu, ka thënë se pesha e dhembjes është e rëndë, dhe se, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

Postimi:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!

Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!

Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco