Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor, dyshohet se organizoi paligjshëm lojëra të fatit

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor, dyshohet se organizoi paligjshëm lojëra të fatit

16:18, 17/04/2026

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, dega në Shtërpcë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.L., zyrtar policor, i cili dyshohet për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se, nga janari i vitit 2026, në territorin e komunës së Shtërpcës, i pandehuri ka organizuar lojëra fatit. Veprimet e tij janë realizuar online përmes faqes “888verona.club”, ku ai ka dërguar kredi në llogarinë e të dëmtuarit M.R. Pas lojërave të fatit, borxhi i grumbulluar nga M.R. ka arritur në vlerën e 14,500 eurove.

Sipas Prokurorisë, i njëjti me këto veprime do të kryente veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

I pandehuri që nga data 16 Prill 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco