Elvana Shala përfaqëson rininë e Kosovës në Forumin Rinor të OKB-së në New York

Elvana Shala përfaqëson rininë e Kosovës në Forumin Rinor të OKB-së në New York

12:26, 17/04/2026

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala, po vazhdon angazhimin e saj në New York, në kuadër të Forumi Rinor i Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së, duke përfaqësuar zërin e rinisë së Kosovës në një nga platformat më të rëndësishme globale për politikat rinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në ditën e parë të forumit, u zhvillua një takim me Presidentin e Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së, Lok Bahadur Thapa, si dhe me delegacione nga vende të ndryshme të botës. Gjatë këtyre takimeve u theksua roli i rinisë së Kosovës në avancimin e agjendës globale të zhvillimit.

Në ditën e dytë, Ambasadorja Shala e nisi agjendën me një takim të përbashkët me ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë, Blerim Reka dhe Suela Janina. Më pas, ajo mori pjesë si folëse në panelin “Youth leadership: a critical force in shaping a sustainable and inclusive future for all”, ku u theksua rëndësia e lidershipit rinor si forcë kyçe në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Image

Në vazhdim, u zhvilluan takime të veçanta me të Dërguarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Rininë, Felipe Paullier, si dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Asociacionit Global Rinor për Paqe në SHBA, Olga Majitova. Diskutimet u fokusuan në shkëmbimin e perspektivave rinore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Image

Një theks i veçantë iu dha faktit se Kosova, ndonëse nuk është shtet anëtar i OKB-së, po kontribuon aktivisht në këtë forum global, duke dëshmuar potencialin dhe përkushtimin e të rinjve të saj. Gjatë takimit, Paullier u ftua të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt, si pjesë e përpjekjeve për të rritur prezencën e vendit në agjendën ndërkombëtare rinore.Image

Sot, në ditën e tretë të forumit, sipas kohës lokale të New Yorkut, Ambasadorja Shala do të vazhdojë takimet në kuadër të OKB-së dhe në orët e pasdites do të marrë pjesë si folëse në panelin “Leaving no one behind – youth driving change for marginalized communities”, ku do të ndajë përvojat dhe zhvillimet nga Kosova.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco