Haxhiu për tragjedinë në Malishevë: Me dhimbje të thellë mora lajmin, ngushëllime familjes e të afërmve

Haxhiu për tragjedinë në Malishevë: Me dhimbje të thellë mora lajmin, ngushëllime familjes e të afërmve

16:39, 16/04/2026

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka reaguar pas tragjedisë në Malishevë, ku vdiqën babai me dy fëmijët.

Haxhiu ka thënë se e ka marrë lajmin me dhimbje, teksa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe për të afërmit e viktimave.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mirëdita”.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta bëri të ditur se dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeçare (djalë e vajzë), si dhe babai 35-vjeçar.

“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët të moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, ka deklaruar Graishta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco