Lirohet nga spitali 5-vjeçari nga Lipjani, gjendja e tij është stabile

Lirohet nga spitali 5-vjeçari nga Lipjani, gjendja e tij është stabile

12:09, 16/04/2026

Pesëvjeçari nga Lipjani i cili përreth një muaj më parë ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, është liruar të mërkurën e 15 prillit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla. Ajo bëri të ditur se gjendja e tij është stabile.

“Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme”, tha ajo për Reporteri.net.

Kur dhe ishte pranuar në Klinikën e Pediatrisë, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ua kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji prindërve të pesëvjeçarit, A.K. dhe V.P. pasi të njëjtit dyshohen të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco