Në orët e para të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Dragodan.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për pasojë dy persona janë plagosur.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit është dërguar menjëherë në sallë të operacionit të emergjencës dhe gjendja e tij është jostabile.
Po ashtu edhe i plagosuri i dytë është ende në Qendrën Emergjente duke observuar, po ashtu në gjendje të rëndë, bëri të ditur Syla për Reporteri.net,
“Dy të plagosur me armë zjarri janë sjellë në Qendrën Emergjente rreth orës 4 të mëngjesit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të dy pacientët. Njëri është dërguar menjëherë në sallë të operacionit të emergjencës, ku janë duke punuar ekipet kujdestare të kirurgjisë vaskulare, abdominale. Gjendja e tij është e rëndë dhe jo stabile. Kurse i plagosuri i dytë është ende në Qendrën Emergjente duke obsveruar, po ashtu në gjendje të rëndë por stabile për momentin”, thuhet në përgjigjen e Sylës.
© SYRI.net