ASK: Bien lindjet dhe martesat, rriten shkurorëzimet

ASK: Bien lindjet dhe martesat, rriten shkurorëzimet

22:37, 15/04/2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për muajin shkurt 2026, të cilat tregojnë rënie të lindjeve, vdekjeve dhe kurorëzimeve, ndërsa është shënuar rritje e shkurorëzimeve.

Sipas ASK-së, në shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 2,002 lindje brenda dhe jashtë Kosovës, prej tyre 1,030 meshkuj dhe 972 femra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Në muajin shkurt 2026 kemi rënie të numrit të lindjeve rreth (13,3%) krahasuar me muajin janar 2026”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, gjatë këtij muaji janë regjistruar 901 raste të vdekjeve, ku 463 janë meshkuj dhe 438 femra.

“Krahasuar me muajin janar 2026, në muajin shkurt 2026 janë regjistruar (21,2%) raste të vdekjeve të ndodhura më pak”, bën të ditur ASK.

Sa i përket kurorëzimeve, në shkurt janë regjistruar 969 raste, duke shënuar rënie prej rreth 29,4% krahasuar me janarin.

“Në muajin shkurt 2026 ka ulje të numrit të kurorëzimeve rreth (29,4%)”, thuhet në të dhëna.

Në anën tjetër, shkurorëzimet kanë pësuar rritje të ndjeshme. Në këtë periudhë janë regjistruar 135 raste, ose 53,4% më shumë se në janar.

“Krahasuar me muajin janar 2026 ka rritje të numrit të shkurorëzimeve në muajin shkurt 2026 për (53,4%)”, thekson ASK.

ASK sqaron se këto janë të dhëna preliminare dhe bazohen në të dhëna administrative të siguruara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco