FOTOLAJM/ Momentet kryesore nga protesta kombëtare e opozitës

FOTOLAJM/ Momentet kryesore nga protesta kombëtare e opozitës

22:34, 28/02/2026

Protesta e sotme e opozitës në Tiranë u shoqërua me tensione të forta, skena dhune dhe veprime të paprecedenta nga ana e Policisë së Shtetit.

Më poshtë, momentet kryesore që shënuan tubimin qytetar:

Image

Digjet simbolikisht vila e Enver Hoxhës
Në një akt simbolik, protestuesit dogjën një maket të vilës së ish-diktatorit, si shenjë revolte ndaj trashëgimisë së komunizmit dhe asaj që ata e konsiderojnë rikthim të autoritarizmit.

Image

Shkelet ligji, Policia barrikadon rrugët
Policia e Shtetit ngriti barrikada në akset kryesore që të çojnë drejt selisë së Partia Socialiste, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe protestuesve.

Image

Dhuna policore ndaj protestuesve paqësorë
Pamjet tregojnë përdorim force të pajustifikuar ndaj protestuesve paqësorë. Goditje, shtyrje dhe tërheqje zvarrë u raportuan në disa zona të protestës.

Image

E paprecedentë: Dhunohet fotoreporteri Felix Bilani
Një nga momentet më të rënda të protestës ishte dhunimi i fotoreporterit gjatë ushtrimit të detyrës, duke ngritur shqetësime serioze për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Image

Edi Rama urdhëron shënjestrimin e liderit të opozitës
Sipas burimeve nga protesta, Policia ka ndërhyrë në mënyrë agresive edhe ndaj përfaqësuesve politikë, në atë që cilësohet si përpjekje për intimidim të opozitës.

Image

Dhuna nuk kursen as flamurin amerikan
Një protestues paqësor që valëviste flamurin e SHBA-ve u tërhoq zvarrë nga Policia, pamje që kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Protesta e sotme shënon një nga episodet e rënda të përplasjes mes qytetarëve dhe Policisë në vitet e fundit, me pamje që flasin për dhunë , shkelje ligji dhe cenim të lirive themelore.

Më poshtë fotogaleria e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco