Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

12:30, 28/01/2026

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Bedri Shabani, avokatit Besnik Berisha, është mbyllur për publikun seanca e së mërkurës në rastin ku Shabani bashkë me Muharrem Qerimin akuzohen për spiunazh.

Në këtë rast, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen për spiunazh. Qerimi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Avokati Berisha propozoi të mbyllet seanca për arsye se do të deklarohen ekspertët lidhur me gjetjet e ekspertizës psikiatrike për të akuzuarin Berisha.

“Me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të Bedri Shabanit, mbrojtjes së informatave, se ligjërisht klasifikohen si informacion i privilegjuar dhe nuk mund të ndahet me askënd pa pëlqimin e tij, propozojmë që kjo pjesë e shqyrtimit gjyqësor të mbahet e mbyllur për publikun”, tha Berisha, raporton Betimi për Drejtësi.

Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se me shumicë votash, trupi gjykues aprovoi propozimin e Berishës, andaj seanca e sotme u mbyll për publikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco