Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është shprehur se kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duhet ta vazhdojë misionin dhe mandatin e tij.
Sipas saj, Abdixhiku duhet ta reformojë partinë dhe të rrisë rrjetin e saj, siç tha, për ta përmirësuar rezultatin.
Lushaku u shpreh se do të votojë kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut, meqë tha se beson se ai ka ende potencial.
“Unë votoj kundër dorëheqjes së tij, sepse mendoj që ai ka ende potencial, ka potencial në të cilin unë besoj që ai mund të shkojë përtej, mund ta krijojë një frymë brenda partiake, ku rritet partia edhe me potencialin e tij, po edhe me potencialin e LDK-së, traditën dhe unitetin brendapartiak që mund ta krijojmë edhe bashkë, edhe si ekip, unë shpresoj që LDK-ja të ecë përpara dhe të jetë alternativa më serioze për ta qeverisur vendin”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova.
Kuvendi i LDK’së mbahet të shtunën, ku Abdixhiku do ta paraqes dorëheqjen.
Deri tash, kandidaturën për të parin e LDK’së e ka shpallur Avdullah Hoti.
© SYRI.net