Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Rama ka theksuar se Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.
Ai shtoi se Komuna e Prishtinës mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
“Askush nuk është mbi ligjin”, ka përfunduar Rama.
© SYRI.net