Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

19:08, 28/12/2025

Ora 19:00 shënon zyrtarisht mbylljen e vendvotimeve në Kosovë.

Sot (e diel), nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm dhe 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas praktikës zgjedhore, qendrat e votimit ku ka ende qytetarë në radhë do të mbesin të hapura edhe pas orës 19:00, me qëllim që çdo votues të ketë mundësi të shfrytëzojë të drejtën e tij ligjore për të votuar.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në ora 17:00 kanë votuar 38.01 për qind, apo 759 mijë e 877 qytetarë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur gjithsej 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco