Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

13:53, 28/12/2025

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj vizitoi dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në zyrën e kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja nga zyra e kryeprokurorit të shtetit, Laura Pula.

Me këtë rast u.d. kryeprokurori Qalaj pa nga afër punën e kësaj dhome, cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

Ai falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe gjithë stafin e kësaj dhome operative për punën që janë duke e bërë, me qëllim të sigurimit të integritetit të procesit zgjedhor.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco