Konjufca u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Zgjedhjet tregues i pjekurisë demokratike të Kosovës

Konjufca u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Zgjedhjet tregues i pjekurisë demokratike të Kosovës

12:24, 28/12/2025

Pas votimit në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dita e sotme përfaqëson momentin më të rëndësishëm të funksionimit demokratik në vend, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë, pa incidente dhe të organizuar në mënyrë korrekte.

Konjufca u shpreh se qytetarët e Kosovës, përmes votës së lirë, po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen pa probleme dhe në frymë paqësore.

“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Unë uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem. Të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë eksces, në mënyrë paqësore e të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Duke iu referuar zhvillimit institucional të vendit ndër vite, Konjufca theksoi se Kosova tashmë ka mbi dy dekada që po e dëshmon pjekurinë e saj në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco