Voton Lumir Abdixhiku: Sot është ditë e mbarë

Voton Lumir Abdixhiku: Sot është ditë e mbarë

11:03, 28/12/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Albina.

“Është ditë e mirë ditë e mbarë dhe shpresojmë që i gjithë procesi të shkojë kështu. Shpresojmë që qytetarët sot të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite”, ka thënë ai para mediave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco