Me vetëm një ditë të mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, skena politike e Kosovës ndodhet në një moment vendimtar.
Partitë politike po përmbyllin fushatat e tyre intensive, duke u përpjekur të bindin votuesit e pavendosur dhe të mobilizojnë mbështetësit e tyre.
Tensioni dhe pritshmëritë janë të larta nga të gjitha partitë, pasi të gjitha po pretendojnë që do rriten në vota, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.
Krahas kësaj, një tjetër çështje kyçe mbetet pjesëmarrja në votime: sa qytetarë do të dalin në kutitë e votimit dhe në çfarë përqindjeje mund të shprehin preferencat e tyre për partitë e ndryshme?
Në prag të zgjedhjeve, mbetet për t’u parë nëse pritshmëritë e subjekteve do të përputhen me vendimin final të qytetarëve.
Analistët politikë dhe mediat po ndjekin me kujdes çdo zhvillim, duke u përpjekur të parashikojnë se si mund të ndryshojnë balancat e pushtetit në parlament
Bukuroca: Koalicioni i Kurtit: mbi 50%
Për këtë temë, foli publicisti Lis Bukurosa.
FIllimisht, ai potencoi se, në zgjedhjet e nesërme dalja e qytetarëve në votime do jetë dikur rreth 60 përqind, derisa si fitues të ktyre zgjedhjeve e sheh Lëvizjen Vetëvendosje.
Për këtë, tregoi se pse mendon që Kurti do arrijë të shpallet fitues i zgjedhjeve të nesërme.
“Dalja në zgjedhje, sipas mendimit tim, mund të jetë rreth 50–60%.
Sa i përket renditjes së partive politike, bazuar në rezultatet e deritanishme dhe zhvillimet politike gjatë mandatit, koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti do të dalë i pari. Edhe pse jo të gjitha premtimet janë realizuar, një pjesë e madhe e energjisë institucionale është përqendruar në luftimin e pasojave të keqqeverisjes së mëhershme, në forcimin e sovranitetit dhe në përballjen me çështje të ndjeshme të sigurisë dhe rendit kushtetues”.
Krahas kësaj, tha se roli i diasporës nesër, do jetë vendimtar dhe do ndikojë në rezultat.
© SYRI.net