Afaristi i suksesshëm Xhavit Islami, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës, ka hyrë zyrtarisht në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai kandidon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numrin 91.
Islami vjen në politikë me përvojë të drejtpërdrejtë në biznes dhe me lidhje të forta me diasporën shqiptare. Ai thekson se zhvillimi ekonomik, mbështetja e bizneseve dhe sjellja e investimeve nga diaspora janë prioritetet e tij kryesore.
I njohur edhe për veprimtarinë humanitare, Islami ka deklaruar se nëse zgjidhet deputet, pagën e tij do ta dedikojë për persona në nevojë, duke theksuar se politika duhet të ketë më shumë ndjeshmëri njerëzore.
© SYRI.net