Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim rreth votimit që zhvillohet nesër nëpër përfaqësitë diplomatike.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KQZ ka bërë me dije se mërgimtarëve u lejohet votimi edhe me dokumente me afat të skaduar, qoftë letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së. Zëri juaj ka rëndësi. Merrni pjesë në votim!”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net