KFOR- i kryen patrullime përgjatë kufirit dhe në zona të ndryshme të Kosovës

KFOR- i kryen patrullime përgjatë kufirit dhe në zona të ndryshme të Kosovës

08:35, 26/12/2025

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë vazhduar aktivitetet operative përgjatë kufirit dhe në zona të ndryshme të Kosovës.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, patrullimet kishin për qëllim sigurimin e pranisë në teren në terren, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për situatën e sigurisë, ngase këto aktivitete kontribuojnë në parandalimin e tensioneve dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

KFOR-i thekson se përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ushtarët italianë luajnë një rol kyç në përmbushjen e misionit të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”- thuhet në njoftim.

 

 
Shpërndaje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco