Abdixhiku: Plani jonë parasheh plot 1.5 miliardë euro për kryeqytetin

Abdixhiku: Plani jonë parasheh plot 1.5 miliardë euro për kryeqytetin

13:54, 24/12/2025

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nën qeverisjen e tij parashihen 1.5 milionë euro investime për Kryeqytetin.

Ai ka thënë se Prishtina meriton një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon dhe e zhvillon.

“Prishtina gjithmonë ka folur drejt, gjithmonë ka zgjedhur drejt dhe Prishtina në zgjedhjet e fundit lokale foli qartë, foli drejtë, e bëri LDK-në partinë e parë në Kryeqytet”, thotë mes tjerash Abdixhiku në tubimin e mbajtur në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

LDK të premten në ora 18:00 do të përmbyll fushatën në Pallatin e Rinisë, ku i kanë bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.

“Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit”, thuhej në njoftimin e LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco