Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën janë lëshuar pamjet nga dita kritike e vrasjes së Liridona Ademajt.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, tha se audio-incizimi shfaq edhe krismën nga arma kur u vra Liridona Ademaj.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Plava, me marrëveshje që Murseli t’i paguante 30 mijë euro.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës.
© SYRI.net