Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

19:02, 21/12/2025

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pritjet në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës, të cilat tregojnë se aktualisht qarkullimi i automjeteve dhe kamionëve është kryesisht pa kolona dhe me pritje minimale.

Sipas QKMK-së, aktualisht pritje ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë në hyrje të vendit, ku mërgimtarët po presin 30-40 minuta.

Kurse në Jarinje, pritjet po zgjasin 20-30 minuta, e nga 20 minuta në Merdarë dhe Mutivodë.

Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim, ndërsa përditësimi i fundit i të dhënave është bërë në orën 17:22.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco