Ministrii në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se një person është arrestuar sot në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor 2025 .
Sveçla ka thënë se në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është arrestuar në Leshak ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë, i cili ishte integruar në PK sipas marrëveshjes së vitit 2013, prej nga kishte dhënë dorëheqje, V.M.
Njoftimi i plotë:
V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.
Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Herët a vonë, para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës për këtë rast dhe rastet e tjera, të cilët janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë, përkatësisht strehohen atje dhe shfrytëzohen nga pushteti për qëllime politike dhe të sigurisë.
© SYRI.net