Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona pasi sulmuan me thikë një të mitur

Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona pasi sulmuan me thikë një të mitur

09:45, 20/12/2025

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, në mesin e tyre një i mitur, për vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) një viktimë mashkull kosovar, po ashtu i mitur.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme.

“VRASJE NË TENTATIVË&ARMËMBAJTJE PA LEJE&PJESMARRJE NË RRAHJE Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 19.12.2025, 20:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur”.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco