KQZ ka njoftuar se sonte në ora 18:00 do të zhvillojë mbledhjen e radhës, e cila është e dyta për ditën e sotme.
Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 28 dhjetor 2025.
Ky vendim pritet të hapë rrugën për fazën tjetër të procesit zgjedhor.
© SYRI.net